Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore të Iranit, Trump: Negocioni ose prisni sulme të tjera
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se SHBA ka goditur tre centrale bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordon, Natanzin dhe Esfahanin. “Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, shkroi ai në Truth Social. Bombarduesit B-2 ishin të përfshirë në sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit, tha një zyrtar amerikan, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. “Ky është një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe botën”, tha Trump në Truth Social. Pas sulmeve, Trump mbajti një...