SHBA, tarifa për shufrat e arit njëkilogramëshe, goditje për Zvicrën, qendra më e madhe e rafinimit

SHBA, tarifa për shufrat e arit njëkilogramëshe, goditje për Zvicrën, qendra më e madhe e rafinimit

Vendimi mund të përmbysë tregun global të arit, thonë analistëtSHBA ka vendosur tarifa mbi importet e shufrave të arit një-kilogramë, një lëvizje që rrezikon të tronditë tregun global të arit dhe t’i japë një goditje të re Zvicrës, qendra më e madhe e rafinimit në botë. Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) tha se shufrat e arit një-kilogramëshe dhe ato prej 100 ons duhet të klasifikohen sipas një kodi doganor që i nënshtrohet tarifave, sipas një të ashtuquajture “letër vendimi” të datës 31 korrik. Letrat e vendimit përdoren nga SHBA për të sqaruar politikën e saj tregtare.Vendimi i CBP bie në kontrast të fortë me pritshmëritë e mëparshme të industrisë se këto lloje shufrash ari duhet të klasifikoheshin sipas një kodi tjetër doganor,...