SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar masa të reja ndaj sektorit të aviacionit iranian, ndërsa Bashkimi Europian po shqyrton forcimin e misionit detar Aspides në Detin e Kuq, në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka njoftuar masa të reja ndaj linjave ajrore komerciale iraniane, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 23 shtator. Sipas Bessent, synimi është izolimi i rrjetit të aviacionit civil të Iranit. Uashingtoni ka paralajmëruar gjithashtu kompanitë e huaja se mund të përballen me pasoja nëse vazhdojnë të ofrojnë shërbime për avionët iranianë. Masat mund të prekin kompanitë që furnizojnë avionët me karburant, ofrojnë shërbime aeroportuale apo shesin bileta për linjat ajrore iraniane. Sipas autoriteteve amerikane, operatorët ndërkombëtarë që vazhdojnë këto aktivitete...
Burimi:
javanews.al