SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Suedisë thuhet se “jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe ngacmuar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë” Më tej thuhet se “Këto shërbime po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me organizatat kriminale ndërkombëtare për të synuar gazetarët, disidentët, qytetarët hebrenj dhe zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo është e papranueshme”. Ky mesazh është publikuar edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë: “Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të...