SHBA planifikon transmetimin e drejtpërdrejtë të një ekzekutimi me pushkatim, nisma ngre pikëpyetje ligjore –
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së planifikon të transmetojë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të Nidal Hasan, ish-majorit të Ushtrisë Amerikane, i dënuar për vrasjen e 13 ushtarëve në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas, në vitin 2009. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se publiku do të ketë mundësi ta ndjekë ekzekutimin, i cili është planifikuar për 3 dhjetor në Fort Hood. Sipas një zyrtari të Departamentit të Mbrojtjes, i cili foli për BBC-në, ekzekutimi do të transmetohet drejtpërdrejt, shkruan BBC. “Do të sigurohemi që njerëzit të jenë në gjendje ta shikojnë, që të jetë publik, sepse njerëzit duhet të kuptojnë se ka pasoja serioze për këto lloj veprash”, tha Hegseth në një intervistë për median konservatore Real America’s Voice. I pyetur nëse Hasan kishte bërë...
Burimi:
javanews.al