Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë me viza: Mos tejkaloni afatin e qëndrimit!
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët që kanë përfituar dhe do të përfitojnë vizë amerikane. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar se duhet të respektohen afatet e përcaktuar në vizë. Në rast të shkeljes së këtyre afateve, ambasada thekson se personat përgjegjës do të dëbohen nga SHBA-ja dhe do t’iu hiqet e drejta për të studiuar, udhëtuar dhe marrë një vizë tjetër për në Amerikë. “Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën tuaj të...