SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

Qeveria amerikane të hënën urdhëroi agjencitë e saj të ndalojnë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (IA) nga startup-i kinez DeepSeek, ndërsa vendet garojnë për dominim në sektorin me zhvillim të shpejtë. Një njoftim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, DHS njoftoi ndalimin e produkteve të zhvilluara nga DeepSeek – dhe mjeteve të krijuara duke përdorur DeepSeek nga palë të treta -duke thënë se ato duhet të hiqen nga pajisjet IT. DHS mund të japë udhëzime për agjencitë civile, por jo për shërbimet ushtarake ose të inteligjencës. “Modelet e DeepSeek paraqesin vektorë të shumtë kërcënimesh”, thuhej në një dokument të bashkangjitur njoftimit të së hënës. Departamenti paralajmëroi se përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale DeepSeek mund të rezultojë në transferimin e të dhënave të ndjeshme në...