Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA/ Mister në Long Island, trupi i themelueses së “East x East” gjendet pa jetë në një jaht luksoz
Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, është gjetur e vdekur në një varkë në Montauk Yacht Club në Long Island. Nolan-O’Slattara, e cila jetonte në Manhattan dhe ishte shumë aktive në rrjetet sociale, ishte me origjinë nga Irlanda dhe ishte zhvendosur në Nju Jork për të ndjekur ëndrrat e saj në fushën e biznesit. Sipas Policisë së Qarkut Suffolk, një burrë telefonoi shërbimin emergjent 911 pak pas mesnatës së të martës, duke raportuar praninë e një gruaje të pavetëdijshme në një varkë. Disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën të jepnin ndihmën e parë, por mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje e shpallën të vdekur. The late Martha Nolan O’Slatarra (33) moved to the US...