SHBA/ Lëkundje sizmike në Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

SHBA/ Lëkundje sizmike në Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi në orën 01:47 sipas kohës lokale. Raportohet se epiqendra ishte 74 kilometra larg në veri-verilindje të qytetit Van Horn të Teksasit dhe 189 kilometra në lindje të qytetit meksikan Ciudad Juarez. Lëkundjet sizmike që prekën vendint ishin me një thellësi prej 10 kilometrash.
Burimi: Opinion.al