Burimi:
Vizionplus.tv

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK: E ka tejkaluar qëllimin. Jemi të përkushtuar për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme
👁10487
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të mbajtur mbrëmjen e kaluar për Kosovën dhe Sebrinë, SHBA kërkoi rishikimin e misionit të Kombeve të Bashkuara duke sugjeruar përfundimin e menjëhershëm të tij. Përfaqësuesi amerikan, John Kelley argumentoi se UNMIK e ka tejkaluar qëllimin fillestar të mandatit të tij. “Ne ju falenderojmë për kontributin tuaj, por koha për të tërhequr UNMIK-un ka ardhur. Ne rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë transferimin e funksioneve të tij tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren, më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt përfundimit të misionit të jetë gradual, dhe jo i...