SHBA-Kanada: Trump kërcënon me tarifa 35%, rrezikohet marrëdhënia tregtare

SHBA-Kanada: Trump kërcënon me tarifa 35%, rrezikohet marrëdhënia tregtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e një tarife të re prej 35% ndaj të gjitha mallrave kanadeze që hyjnë në SHBA duke filluar nga 1 gushti, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re tregtare mes dy vendeve brenda afatit të 21 korrikut. Njoftimi u bë përmes një letre të publikuar në platformën Truth Social, si pjesë e një fushate më të gjerë ku Trump ka shpërndarë mbi 20 letra drejtuar partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së perfshire Japoninë, Korenë e Jugut dhe Sri Lankën , duke paralajmëruar tarifa që variojnë nga 15% deri në 35%. Në letrën drejtuar Kanadasë,...
Burimi: Vizionplus.tv