Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
👁6481
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan. “Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato nuk përmbushin më kriteret për të mbajtur statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS)”, thuhet në deklaratën e sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. “Situata e sigurisë në Afganistan është përmirësuar dhe ekonomia është duke u stabilizuar, prandaj këto kushte nuk i pengojnë më qytetarët afganë...