Burimi:
Vizionplus.tv

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për misionet diplomatike
👁10915
Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Stamboll më 10 prill, për bisedime lidhur me rikthimin e funksionimit të ambasadave të tyre. Ambasadat përkatëse të të dyja shteteve reduktuan stafin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Bisedimet, të dytat e këtij lloji, u mbajtën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi mori detyrën në janar kërkoi përmirësimin e raporteve me Rusinë dhe njëkohësisht përfundimin e luftës në Ukrainë. Uashingtoni ka rinovuar shqetësimet ndaj Rusisë mbi rregullat që ndalojnë stafin vendas të punojë në ambasadën e tij në Moskë, rregulla që Rusia i...