SHBA/ Ish-gazetari i CNN në qendër të kritikave pasi intervistoi me avatar një adoleshent të vrarë në masakrën e Parkland

SHBA/ Ish-gazetari i CNN në qendër të kritikave pasi intervistoi me avatar një adoleshent të vrarë në masakrën e Parkland

Një valë reagimesh ka shpërthyer në SHBA pas veprimit të ish-gazetarit të njohur të CNN, Jim Acosta, i cili realizoi një intervistë me një avatar të krijuar me inteligjencë artificiale, që përfaqësonte një të ri të vrarë në vitin 2018 gjatë masakrës në shkollën e mesme në Parkland të Floridës. Acosta, ish-korrespondent i Shtëpisë së Bardhë dhe kritik i hapur i Donald Trump, është aktualisht aktiv në një kanal në YouTube, ku vijon të mbështesë fushatat për ashpërsimin e ligjeve për armët në SHBA. Të hënën, ai publikoi një video-intervistë me avatarin e Joaquin Oliver, 17-vjeçarit që humbi jetën së bashku me 16 të tjerë në njërën prej sulmeve më të përgjakshme me armë në historinë amerikane. Përdorimi i inteligjencës artificiale për të ‘rikrijuar’ zërin...