Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
SHBA i “vë vulën” 11 majit
👁8815
Vetëm një fjali u ka kushtuar SHBA zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke u vënë vulën e pranimit të tyre. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan përfaqësia e Uashingtonit në Tiranë. Vjen ky mesazh në kohën kur PD shpall se nuk do i njohë ato, ndërsa ndonjë emër ish-ambasadori në radhët e partisë së Metës pretendon se SHBA do deklarohet kundër tyre. Kujtojmë se deri më sot nuk kishte pasur një reagim amerikan për 11 majin. Ndërsa nga Europa, urimet për fituesin, Edi Ramën, ishin pa rezerva...