Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë
Një avion luftarak Lockheed Martin F-35 u rrëzua pranë Stacionit Ajror Detar të SHBA-së në Lemoore në Kaliforninë qendrore. Marina Amerikane njoftoi se piloti u nxor me sukses nga avioni dhe është shëndoshë e mirë. “Nuk pati viktima midis personelit ushtarak”, sipas një njoftimi për shtyp nga baza. Po ashtu nuk u publikuan detaje rreth aksidentit, shkaku i të cilit është nën hetim. Prodhuesi i avionëve F-35 nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment pas rrëzimit të luftarakut amerikan.