SHBA humb avionin 60 mln USD, ra në det nga luftanija

SHBA humb avionin 60 mln USD, ra në det nga luftanija

Një avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet ka rënë në det nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman ndërsa po tërhiqej në hangarin e anijes, ka njoftuar Marina Amerikane. Incidenti ndodhi në Detin e Kuq gjatë një manovre të shpejtë që anija bëri për të shmangur një sulm me dronë dhe raketa nga rebelët Houthi në Jemen. Sipas zyrtarëve amerikanë, Truman bëri një kthesë të fortë, çka ndikoi në humbjen e kontrollit të avionit që përfundoi në det bashkë me makinën që e tërhiqte. Të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe vetëm një marinar ka marrë lëndime të lehta....
Burimi: Javanews.al