Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA feston Pavarësinë, në festë Spiropali, Bylykbashi, Pirro Vengu dhe të tjerë, mungon Edi Rama dhe figurat…
Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi mbrëmjen e kësaj të enjte festën tradicionale me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por këtë vit, atmosfera ishte ndryshe. Në sfondin festiv ra menjëherë në sy një mungesë domethënëse: Kryeministri Edi Rama dhe figura të tjera kyçe të politikës shqiptare, si nga Partia Socialiste ashtu edhe nga Partia Demokratike, nuk ishin të pranishëm. Përveç një grupi të vogël të ftuarish si kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vengu, si dhe demokrati Oerd Bylykbashi, pjesëmarrja ishte dukshëm e reduktuar krahasuar me vitet e mëparshme. Ky ndryshim në protokoll...