Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“SHBA është e paparashikueshme”, Gjermania rrit shpenzimet ushtarake me qindra miliardë euro
Gjermania po përgatit një valë porosish prokurimi me vlerë qindra miliardë euro, duke përfshirë 20 avionë luftarakë Eurofighter, deri në 3000 automjete të blinduara Boxer dhe deri në 3500 automjete luftarake këmbësorie Patria. Burime për Reuters bëjnë me dije se, blerjet janë pjesë e përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të ndërtuar ushtrinë më të fuqishme konvencionale të Evropës, me qëllim uljen e varësisë nga një aleat gjithnjë e më i paparashikueshëm, Shtetet e Bashkuara, dhe marrjen e përgjegjësisë më të madhe për sigurinë evropiane. Më herët këtë vit, Merz siguroi mbështetjen parlamentare të nevojshme për të përjashtuar shpenzimet e...