SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara. Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane. Besohet se Ukraina ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi....
Burimi: Opinion.al