Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA dhe Britania e Madhe pritet të shpallin marrëveshje për uljen e tarifave sot
👁7378
SHBA dhe Britania e Madhe pritet të shpallin sot një marrëveshje për uljen e tarifave doganore. Qeveria britanike ka kërkuar një marrëveshje të tillë që kur Presidenti Trump vendosi tarifa ndaj pothuajse çdo vendi në botë muajin e kaluar. Presidenti Trump duket se i referohej kësaj marrëveshjeje kur postoi në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje: “Konferencë e MADHE për shtyp nesër në orën 10:00 të mëngjesit, në Zyrën Ovale, në lidhje me një MARRËVESHJE TË MADHE TREGTARE me përfaqësues të një VENDI TË MADH DHE SHUMË TË RESPEKTUAR. E PARA NGA SHUMË TË TJERA!” /vizionplus.tv