SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftuan pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, se kishin arritur një marrëveshje tregtare, sipas së cilës tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% . Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së duartrokitën ndërsa Trump dhe von der Leyen shtrënguan duart dy herë. “Arritëm një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha Trump. “Kjo është ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në çfarëdolloj forme.” Von der Leyen u shpreh se “marrëveshja është e mirë” dhe do të sigurojë “stabilitet”...