Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA beson se Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme brenda 2 ditëve të ardhshme
SHBA-të besojnë se Irani mund të hakmerret së shpejti kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë amerikanë për Reuters. Njëri prej tyre paralajmëroi se sulmi mund të ndodhë brenda dy ditëve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, burimet thanë se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje diplomatike, pasi sulmi i SHBA-së të shtunën ka rritur frikën e përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Edhe pse Presidenti Donald Trump deklaroi gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar se SHBA-të duhet të shmangin ‘luftërat e përjetshme’, gjatë fundjavës forcat amerikane goditën tre objekte bërthamore në Iran. Trump paralajmëroi më pas për hakmarrje...