SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

Lindja e Mesme ndodhet sërish në prag të një përshkallëzimi të rrezikshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit. Sipas CNN, që citon zyrtarë amerikanë, ushtria mund të nisë operacione të reja brenda 96 orëve nga marrja e urdhrit të presidentit Donald Trump, ndërsa planet përfshijnë objektiva ushtarake, energjetike dhe bërthamore. Megjithatë, Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, ndërsa Uashingtoni po shqyrton edhe pasojat e mundshme të një ndërhyrjeje të re dhe rrezikun e kundërpërgjigjes iraniane. Në këtë klimë tensioni, delegacione të nivelit të lartë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë mbërritur në Teheran, në përpjekje për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe për të nxitur një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të...