SHBA-BE dënojnë sulmin rus, rëndohet bilanci nga goditja me raketa: 34 të vdekur, mbi 100 të plagosur

SHBA-BE dënojnë sulmin rus, rëndohet bilanci nga goditja me raketa: 34 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Të paktën 34 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumy të Ukrainës. Për ngjarjen reagoi menjëherë Presidenti amerikan, Donald Trump. “Unë mendoj se ishte e tmerrshme, por ata më thanë se bënë një gabim,” tha Trump. Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ftoi Trump-in të vizitojë vendin e tij. “Ju lutem, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur,” u shpreh Zelensky. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi sulmin si barbar, ndërsa premtoi se Bashkimi Evropian do të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë. “Nevojiten urgjentisht masa të forta për të...