Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publikë
Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e ndihmave amerikane në botë, por edhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare mori 216 vota pro dhe 213 kundër dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Paketa anulon rreth 1.1 miliard dollarë për Korporatën për Transmetimin Publik dhe gati 8 miliardë dollarë për një sërë programesh për ndihmat jashtë vendit, shumë prej të cilave synojnë t’i ndihmojnë vendet që përballen me thatësira, sëmundje dhe paqëndrueshmëri politike. Ndër shkurtimet për ndihmat...