Shaqiri: Nuk mbaj anë sonte. Tripleta për Interin? E vështirë, por jo e pamundur. Duhet edhe fat

Shaqiri: Nuk mbaj anë sonte. Tripleta për Interin? E vështirë, por jo e pamundur. Duhet edhe fat

Xherdan Shaqiri, ish-lojtari i Bayern Munich dhe Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në prag të supersfidës së sotme çerekfinale në Champions League mes dy ish-skuadrave të tij. Përmes një qëndrimi diplomatik, ai theksoi: “Kam luajtur për të dyja klubet dhe kam përjetuar momente të mëdha me të dyja fanellat. Kjo e bën të vështirë për mua të zgjedh. Nuk mund të bëj një parashikim. Do të mbështes thjesht skuadrën më të mirë”. Sa i përket mundësisë që Interi të përsërisë tripletën historike të vitit 2010, Shaqiri thotë: “Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Për të arritur...
Burimi: Telesport.al