Shaqiri dhe FC Basel, “martesa” e dytë perfekte. 20 gola, 21 asistime dhe titulli kampion

Shaqiri dhe FC Basel, “martesa” e dytë perfekte. 20 gola, 21 asistime dhe titulli kampion

“Jeta e dytë” futbollistike e Xherdan Shaqirit po shndërrohet në një lloj përralle. Në moshën 33-vjeçare, shqiptaro-zvicerani është kthyer në shtëpinë e tij, duke u bashkuar sërish me Basel, klubin që e hodhi në skenën e madhe dhe prej nga nisi karrierën tashmë të mbushur me trofe dhe suksese. Një tjetër gëzim i madh ka ardhur pikërisht falë këtij ribashkimi me kuqeblutë, ku ish-lojtari i Interit dhe Bayern Munich, ndër të tjera, është lideri i padiskutueshëm teknik dhe karizmatik, me statistika të jashtëzakonshme dhe titull kampioni të fituar disa javë përpara fundit të kampionatit. Basel u shpall matematikisht kampion i...
Burimi: Telesport.al