Burimi:
Top-Channel.tv

Shansi i fundit për paqe bërthamore? Irani dhe SHBA rikthehen në tryezën e negociatave (Detajet)
👁10081
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për të ardhmen e programit bërthamor iranian kanë nisur në Muskat, kryeqyteti i Omanit, në një përpjekje të re për të ringjallur negociatat pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi për televizionin shtetëror se Irani është i përgatitur të arrijë një “marrëveshje të drejtë dhe të ndershme”, duke shtuar se vendi i tij hyn në bisedime nga një “pozicion i barabartë”. Ai theksoi se nëse pala tjetër mban të njëjtin qëndrim, ekziston shpresa për një mirëkuptim fillestar. Delegacioni amerikan drejtohet nga i dërguari...