’Shame and Money’ me premierë në Tirana Film Festival
5 September, 2026 - 23:05 Regjisori kosovar Visar Morina do të jetë në Tiranë për të prezantuar premierën kombëtare të filmit të tij “Shame and Money”, i cili është vlerësuar me Çmimin e Jurisë në kategorinë World Cinema Dramatic Competition në Sundance Film Festival 2026, përcjell KultPlus. Filmi, që trajton historinë e një çifti në të 40-at, i cili detyrohet të largohet nga shtëpia dhe ferma e tij në Kosovë pas një konflikti familjar, do të shfaqet më 23 shtator, në orën 18:30, në Kinema Millennium, në kuadër të Tirana Film Festival. “Shame and Money” sjell në qendër përpjekjen e çiftit për të nisur një jetë të re në Prishtinë, duke u përballur me presionin dhe realitetin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste. Në...
Burimi:
kultplus.com