Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Sfidë mbetet pastrimi i bregdetit’, Kumbaro: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vijuar inspektimet në plazhet e Kavajës, duke theksuar se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të ashpra ndaj zaptimit të plazheve publike. Ajo theksoi se sfidë kryesore mbetet pastrimi i vijës bregdetare dhe garantimi i aksesit të barabartë për të gjithë qytetarët. “Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave publike. Policia do të jetë në krahun tonë për të përballuar këtë sfidë. Plazhet e Kavajës, bashkë me ato të Durrësit, janë ndër më të frekuentuarat, qoftë nga pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më...