Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhimi i industrisë së mikpritjes në Maqedoninë e Veriut
Mislim Zendeli*Në çdo industri, suksesi varet nga aftësia organizative për të identifikuar sfidat kryesore dhe për t’i menaxhuar ato në mënyrë efektive. Kjo detyrë drejtë realizimit të qëllimeve afariste u takon edhe udhëheqësve të sektorit të industrisë së mikpritjes respektivisht në ato ndërmarrje dhe objekte afariste nga sfera e hotelierisë që ofron shërbime me pije, ushqime dhe zbavitje gjatë kohës së lirë duke plotësuar kërkesat dhe kënaqësitë e klientit, jo vetëm turistëve por dhe rezidentëve. Ky sektor është mjaft kompleks mu për shkak të shumëllojshmërisë së kërkesave gjithmonë në rritje si për kah vëllimi ashtu dhe për nga forma dhe ndërlikueshmëria.Sipas disa hulumtimeve të bëra nga ana e një reviste nga fusha e industrisë së mikpritjes ku u përfshijnë, hotele, restorante, bare, dhe të gjitha...