Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Kur na ndajnë pak orë nga nisja e sfidës, Federata Shqiptare e Futbollit u ka rikujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, FSHF thekson ndër të tjera se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.