Sezoni turistik/ Kontroll në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve

Sezoni turistik/ Kontroll në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve

Një aksion i përbashkët i Bashkisë Lezhë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Urbanistikës, Drejtorisë së Taksave dhe Njësisë Administrative është zhvilluar sot përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me qëllim monitorimin dhe verifikimin e zbatimit të rregullave në hapësirat publike dhe stacionet e plazheve. Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të dhëna me administrim privat, përfshirë edhe ato të kompanisë “Lezha Invest”, si dhe në zënien e hapësirave publike pa të drejtë në zonat e plazheve publike. Gjatë inspektimeve janë evidentuar disa shkelje të ligjshmërisë, për të cilat janë marrë masa të...
Burimi: Javanews.al