Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës! Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5311 persona

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës! Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5311 persona

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të një dite më parë (5 gusht) rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 3937 ndërsa kanë dalë 3428 shtetas. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë 5311 shtetas, ndërsa kanë dalë 4516 të tjerë.