Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sezoni artistik kushtuar komedisë shqiptare mbyllet me “Shi në plazh” në kinemanë verore
Nga Julia Vrapi “Shi në plazh” është një nga komeditë e bukura shqiptare, me ngjarjet që zhvillohen në plazh, mes kabinave. Vepër e autorit Teodor Laço me regji nga Gëzim Kame. Komedia “Shi në plazh” mbylli dhe sezonin artistik kushtuar komedisë shqiptare në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Që kur nisi ky sezon që i kushtohej komedisë shqiptare për publikun janë shfaqur filma të njohur shqiptarë, si dhe nuk kanë munguar dhe të tjera komedi që dikur janë vënë në skena. Në vijim të programit artistik në kinemanë verore të DPA-së mbrëmjen e datës 4 gusht u shfaq dhe komedia “Shi në plazh”. Ky realizim u ekranizua dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). ““Shi në plazh solli një mbrëmje plot...