Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerësohet përparimi në menaxhimin e Butrintit, Beratit e Gjirokastrës
Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive tona më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë angazhimin dhe përparimin e Shqipërisë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive, duke vlerësuar në veçanti: -Butrintin, për përmirësimet në kuadrin e menaxhimit dhe planeve strategjike, për investimet në infrastrukturë dhe monitorimin e territorit dhe për projektet kërkimore e restauruese që po zbatohen në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë....