Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sërish probleme me ushqimin/ Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar
👁8344
Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar, gjë që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut. Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) me datë 10 prill. Produkti tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g. Ky produkt është prodhuar në Tajlandë dhe në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur. “Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025,...