Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy tërmete të njëpasnjëshëm, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. Po ashtu, epiqendra  ka qenë në zonën e Fushë-Krujës, në thellësinë 5 km.. Kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Burimi: Syri.net