Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sërish jo për opozitën! PD humbet betejën ligjore për Qarkun Berat
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor vjen me arsyetimin se kjo nuk do të ndikonte as në rezultatin e zgjedhjeve dhe as në numrin e mandateve. Sot Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimin e PD edhe për rezultatin në Dibër dhe Shkodër, kurse ankimimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës do shqyrtohet në Kolegj më 26 qershor.