Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Qytetarët e Serbisë po u drejtohen kutive të votimit këtë të diel, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat në pesë vjetët e fundit. Në to, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare do të synojë t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Sipas të dhënave të para të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), deri në orën 09:00 kanë votuar 12 për qind e votuesve, krahasuar me 5,2 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023. Ky vlerësim bazohet në të dhënat nga 750 vendvotime. Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00, ndërsa të drejtë vote kanë 6.450.523 qytetarë. Votimi po...