Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Serbia po vazhdon me arrestimet e qytetarëve nga Kosova në pikat kufitare, duke i arsyetuar ato me akuza për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). IndeksOnline raporton se edhe një tjetër kosovar është ndaluar nga autoritetet serbe, kësaj radhe në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Personi i arrestuar është Behar Preniqi. Sipas burimeve të njëjta, Preniqi ishte në rrugë nga Gjermania për në Kosovë në momentin kur është ndaluar nga autoritetet serbe. Arrestimi dyshohet të jetë bërë me akuzën për “krime lufte”, bazuar në pretendimin se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së – megjithëse gjatë periudhës së luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.