Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Lëvizja studentore në Serbi ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit pas më shumë se një dekade të dominimit të Aleksandar Vuçiçit. Fitorja vjen pas gati dy vitesh protestash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat nisën pas tragjedisë së vitit 2024 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një strehe. Protestat, që fillimisht kërkonin përgjegjësi për tragjedinë, u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit të pretenduar, abuzimit me pushtetin dhe ndikimit politik mbi institucionet demokratike. Në programin e saj elektoral, të prezantuar në shtator, Lista Studentore e vendosi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndër prioritetet kryesore,...