Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të shkojnë në Preshevë, do të ngushëllonin kryetaren Sinani për vdekjen e babait
Autoritetet e Serbisë ua kanë mohuar deputetëve dhe përfaqësuesve të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës. Lajmin e jep kryetarja Ardita Sinani, e cila thotë se disa deputetë, ambasadori i Kosovës në Beograd dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, po shkonin në shtëpinë e saj për ngushëllim. Pesë ditë më parë, ajo njoftoi se i kishte ndërruar jetë babai, i vetmi nga të dy prindërit, i cili i kishte mbetur gjallë deri më sot. Po pavarësisht kësaj arsyeje, autoritetet në Serbi kanë vendosur t'u mohojnë lejen përfaqësuesve të Kosovës. "Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë...
Burimi:
syri.net