Serbia në krye, Shqipëria pranë fundit! Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

Serbia në krye, Shqipëria pranë fundit! Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

foto ilustruese TIRANË- Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore. Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim. Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita. Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita. Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i...