Serbia mund thellë Shqipërinë në basketboll, rezultati 116-22 nuk lë vend për diskutime

Serbia mund thellë Shqipërinë në basketboll, rezultati 116-22 nuk lë vend për diskutime

“O sa mirë me qenë shqiptar”! Në futboll, kjo shprehje gjen vendin e saj, por në sportet e tjera, ndjenja e krenarisë fillon të humbas nga pak. Përshembull, dje vajzat e Shqipërisë të ekipit U-20 u përballën kundër Serbisë. Shqipëri-Serbi, derbi i Ballkanit, por këtë herë u luajt për grupmoshat e basketbollit në Divizionin B të Eurobasket 2025. Por përtej rivalitetit të madh jashtë fushe mes dy vendeve, brenda fushe, nuk kishte aspak rivalitet. Përkundrazi, Shqipëria kishte ngritur flamurin e bardhë pa nisur ndeshja. Në fund, rezultati ishte poshtërues, Serbia fiton kundër Shqipërisë në shifrat 116-22. Një dështim i madh...