Burimi:
Sot.com.al

Serbia më e goditura në Ballkan nga tarifat, mediat “kryqëzojnë” presidentin, ja pse Trump nuk e kurseu aspak Vuçiçin
👁2240
Marsela SHYTIA Presidenti amerikan Donald Trump tronditi botën me tarifat që vendosi për importin e mallrave në SHBA, dhe tronditjen më të madhe ndoshta e përjetuan autoritetet në Serbi. “Pas brohoritjeve të pa maskuara për fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale dhe dhurimit të kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm për dhëndrin e tij Jared Kushner, shifra prej 37 për qind për mallrat nga Serbia, ndërsa për shembull 10 ishte përshkruar për Kosovën, erdhi si një dush i ftohtë për ata që paralajmëruan një kthesë të madhe në marrëdhëniet amerikano-serbe”, shkruan media serbe “Nova.rs”. Sipas analistit të politikës së jashtme, Boshko...