Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia lëshon fletë-arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në Mitrovicën e Veriut
👁12441
Autoritetet serbe kanë lëshuar fletë-arrest të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç. Daçiç tha në një njoftim se “polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100...