Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbi, partia e Vuçiçit bie në sondazhe, SNS do të humbte kundër ‘Listës së Studentëve’
Hulumtimet e opinionit publik në Serbi, të paktën ato të disponueshme për publikun, ‘varrosën’ Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiçit. Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet në shtetin serb, lista e studentëve do t’i fitonte ato me një diferencë minimale prej dhjetë përqindësh, raporton danas.rs. Pra, në një skenar ku në zgjedhje dalin vetëm lista e studentëve (lista e profesorëve, punëtorëve, bujqve, ekspertëve, të mbështetur nga studentët), lëvizja nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiçit (SNS, SPS, Zavetnici) dhe partitë e pakicave, 54.8 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin për listën e studentëve, ndërsa 42.1 për qind për...