Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbi/ FBI arreston dy persona për kontrabandë armësh
👁7453
Një kinez dhe një britanik, u arrestuan në Beograd me kërkesë të FBI-së, të akuzuar për përndjekjen e një artisti disident kinez në SHBA dhe tentativë kontrabande të teknologjisë ushtarake amerikane drejt Kinës. Rasti ka shkaktuar tensione diplomatike midis Serbisë dhe Kinës, pasi ambasadori kinez kundërshtoi arrestimin, ndërsa autoritetet serbe po përballen me presion nga Uashingtoni. Sipas hetimeve, të dyshuarit ishin nën mbikëqyrjen e FBI-së për vite dhe vepronin me mbështetje direkte nga autoritetet kineze. Ata u transferuan në arrest shtëpiak ndërkohë që procesi ligjor vijon.